leoni

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi thotë se për herë të parë politika po bëhet së bashku përballë Serbisë

Krasniqi: AAK jo vetëm po flirton, por edhe po bashkëpunon me pushtetin

Nuk kanë të ndalur përplasjet verbale mes partive që para disa muajsh përbënin opozitën e bashkuar. Situata është tendosur edhe më pas deklaratës së ish-anëtarit të Kryesisë së AAK-së, Burim Ramadani i cili ka akuzuar në mënyrë të tërthortë anëtarët e Vetëvendosjes për sulmet me koktej mollotovi dhe djegien e veturave të Qeverisë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i cili AAK-në e ka cilësuar si ‘argat të Kadri Veselit’. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se kjo deklaratë e Ramadanit nuk është vetëm flirtim me pushtetin e kriminalizuar, por edhe bashkëpunim me të. “Para pak kohësh, Kadri Veseli e fitoi edhe një argat, AAK-në. Kurse sot, prokuroria e kapur nga Kadri Veseli e fitoi edhe një dëshmitar të rrejshëm për përndjekjen politike të VETËVENDOSJE!-s, Burim Ramadanin. Ky i fundit – me një gjuhë saktësisht të njëjtë me atë të Qeverisë para një muaji – sot e paska akuzuar me të pavërteta VETËVENDOSJE!-n për djegie makinash. Ky nuk është më flirtim me pushtetin. Ky është bashkëpunim me pushtetin e kriminalizuar”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …