Lajçak: I bëra me dije Besnik Bislimit se gjithçka që Kosova bisedon me Serbinë, është çështje politike, jo teknike

Lajçak: I bëra me dije Besnik Bislimit se gjithçka që Kosova bisedon me Serbinë, është çështje politike, jo teknike

Emisari, apo arbitri i BE-së, për dialogun Kosovës-Serbi, sllovaku, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi në Bruksel, me të cilin ka biseduar lidhur me dialogun mes Kosovës e Serbisë. Lajçak përmes një postimi ka thënë se gjithçka që do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë është  çështje politike dhe asgjë teknike, sikur për një kohë të gjatë ishin quajtur këto bisedime sidomos nga delegacioni i Kosovës. “E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendës-kryeministrin e parë të Kosovës për diskutimet që bëmë  sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve që do të mbahet nesër dhe i bëra me dije se gjithçka që do të bisedohet lidhur me  normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është çështje  politike dhe nuk ka asgjë është teknike”, ka shkruar Lajçak, duke i bërë me dijes delegacionit të Kosovës se nuk mund të fshihet prapa eufemizmave politike.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …