Kryetari Latifi nënshkruan vendimin për zgjatjen e orarit të punës për zyrtarët e gjendjes civile,  zyrës së Pranimit dhe zyrës së tatimit në pronë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi  ka nënshkruar vendimin me të cilin ka zgjatur orarin e punës për zyrtarët e gjendjes civile, zyrës së pranimit dhe zyrës së tatimit në pronë. Me këtë vendim zgjatet orari i punës për zyrtarët e gjendjes civile, zyrës së pranimit dhe zyrës së tatimit në pronë të Komunës së Rahovecit dhe atë çdo ditë pune prej orës 16 deri në ora 18 dhe të shtunën nga ora 9 : 00 deri në ora 12: 00. Zgjatja e orarit të punës për punonjësit fillon nga data 15 korrik deri më 16 gusht 2021. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset Drejtoria për Administratë dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa. Arsyeja e nënshkrimit të vendimit për vazhdimin e orarit të punës nga data 15 korrik deri me 16 gusht 2021 është për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në mërgim. Në mënyrë që të jemi sa më pranë bashkatdhetarëve tanë dhe t’i kryejmë shërbimet për ta sa më mirë si dhe është vendosur që punonjësit të punojnë edhe pas orarit të punës me orar të zgjatur për mërgimtarët tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …