Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e regjistrimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që i është publikuar pasuria është edhe Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, deputeti i Vetëvendosjes.
Fillimisht ka paraqitur edhe një tokë bujqësorë në vlerë 60 mijë euro, derisa posedon edhe tri shtëpi të cilat bashkë kushtojnë mbi 1 milion e 300 mijë euro. Të gjitha këto prona, Bahtiri i ka deklaruar në pronësi të përbashkët. Në bazë të deklarimit, Agim Bahtiri posedon pasuri milionëshe. Vetëm një pasuri e paluajtshme, e deklaruar si tokë bujqësore, me mbi 17 hektarë, ka vlerë 6 milionë e 200 mijë euro. Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 18 mijë euro, derisa fëmijët e tij kanë të hyra vjetore në vlerë 336 mijë euro.
Ky kryetari i Mitrovicës së Jugut, tani deputetë i Vetëvendosjes, gjatë kohës së luftës së UÇK-së në Kosovës e ka majmur kapitalin, ndërsa pas luftës e ka shumëfishuar.
Pagat vjetore që merr Agim Bahtiri tok me familjen e tij, sipas deklarimit publik dhe që arrijnë 350 mijë euro në vit, janë përafërsisht sa pagat vjetore të rreth 2000 veteranëve, në mesin e tyre edhe ata që kanë lënë gjymtyrët në luftë për çlirimin e Kosovës.
Agim Bahtiri është vetëm njëri nga kapitalistët më zë të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila fitoi zgjedhjet me premtime për program social dhe luftimin e oligarkëve, por sikur po shihet nuk po i lufton ata nga radhët e veta dhe as pritet të marrë guxim për hetimin e ndonjërit prej tyre, sepse do të kishte konflikt të interesit politik brenda radhëve të sojit të vet.
…
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme vlera e së cilës kalon shifrën e 8 milionë eurove, apo më saktë 8 milionë e 43 mijë euro.
Pasuri të paluajtshme Bahtiri ka raportuar katër shtëpi me shuma prej 860 mijë, 200 mijë dhe 150 mijë eurosh.
Kurse pasuria e tij e paluajtshme që ka vlerën më të madhe është një tokë bujqësore e trashëguar nga babai me vlerë prej 6 milionë e 200 mijë eurosh.
Bahtiri posedon edhe një veturë të tipit Audi Q7 të blerë para dy vitesh me çmim 10 mijë euro.
Në Bankën Ekonomike, Bahtiri ka 7 mijë e 150 euro, kurse ka një kredi prej 450 mijë euro për blerje të shtëpisë.
Sa i përket të hyrave vjetore, Bahtiri ka deklaruar pagën vjetore që merr nga Kuvendi Komunal në komunën e Mitrovicës, 15 mijë e 753 euro dhe pagën që e merr nga kompania e kërpudhave “Green Mushroom Farm” në Holandë prej 336 mijë euro. ( Veriu info)