Wesley Clark: Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën për punë dhe vendosmëri

Wesley Clark: Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën për punë dhe vendosmëri

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është shprehur i lumtur që po qëndron për vizitë në Kosovë. Në një konferencë për medien, ai është shprehur i impresionuar me zhvillimet në Kosovë. Sipas tij, populli i Kosovës është shembull i mirë për botën. “Jam i lumtur që të kthehem për vizitë në Kosovë. Është hera e parë që po e vizitoj Ministrinë e Mbrojtjes, dhe jam i impresionuar, e kam parë gjatë viteve zhvillimin e Kosovës, është një zhvillim në liri, demokraci. Shpresoj që të këtë prosperiteti ekonomik për popullin e Kosovës. Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën, për vendosjen, punën dhe për të shërbyer në demokraci”, ka deklaruar ai, pas takimit me ministrin e mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …