Gjenerali Welsey Clark, nga tani do të jetë këshilltar special i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj

Clark është takuar me ministrin Mehaj dhe me komandantin e përgjithshëm të FSK-së, Rrahman Rama

Ish-komandanti i trupave të NATO-s, Welsey Clark, nga sot do të jetë këshilltar special i Armend Mehajt, ministrit të Mbrojtjes së Kosovës. Clark e ka pranuar ftesën e Mehajt për të qenë këshilltar i tij. Ai sot ka ardhur në Kosovë ku është takuar me ministrin Armend Mehajn dhe me komandantin e përgjithshëm të FSK-së, Rrahman Ramën. Ministri Mehaj pas takimeve që zhvilloi me Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Wesley Clark tha se ai është ka rol kyç për Kosovën dhe lirinë e saj. Në shenj mirënjohës, Mehaj tha se qendrën për studime universitare të FSK-së do ta emëroj “Wesley Clark”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …