leoni

Kryetari Ismajli priti në takim të dërguarin e posaçëm të OKB-së

Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së, njëherit shef i UNMIK-ut në Kosovë, z. Zahir Tanin, së bashku me zëvendësin e tij, diplomatin amerikan z. Christopher Coleman, këshilltarin politik z. Paul Mecklenburg, asistentin personal z. Pushkar Sharma dhe këshilltarin politik z. Leonid Markaryan. Kryetari Ismajli, e ka njoftuar z. Tanin për punën që është bërë dhe po bëhet në sektorin e arsimit, shëndetësi, ekonomisë, pastaj për zhvillimet e gjithëmbarshme në aspektin e sigurisë ku të gjitha komunitetet kanë bashkëjetesë të mirë në shkolla, lagje dhe kodo që janë.

Në anën tjetër, z. Tanin u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me Komunën e Shtimes me projekte konkrete përmes agjencive të specializuara të Kombeve të Bashkuara, njëherit ishte i kënaqur me të arriturat e komunës së Shtimes sa i përket zhvillimit të gjithëmbarshëm dhe sigurisë që mbretëron për të gjitha komunitet.

Gjatë ditës, shefi i UNMIK-ut në Kosovë, z. Zahir Tanin, së bashku me bashkëpunëtorë ka vizituar lulishten “Agrocoop”, i shoqëruar nga nënkryetari i komunës së Shtimes, z. Fatmir Rashiti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …