Nisin korrje–shirjet në komunën e Vitisë

Ka nisur zyrtarisht në Komunën e Vitisë, fushata e korrje-shirjeve. Për të parë nga afër fushatën dhe për tu interesuar për rendimentet e grurit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Arlinda Sahiti, kanë vizituar fermerët të cilët kishin filluar korrje-shirjen në sipërfaqet e mbjella me grurë në trekëndëshin Viti-Beguncë-Binçë. Kryetari Haliti gjatë kësaj vizite tha se ky proces i korrje–shirjeve ka filluar mbarë në komunën e Vitisë, ku janë të mbjella me grurë rreth 4.850 hektarë, ndërsa rendimenti pritet të jetë prej 4500 – 5000 kilogram për hektarë. Ndërsa Fadile Demelezi kryetare e GLV-së “Vitia”, ka thënë se këtë vit pritet një cilësi e mirë e grurit në komunën e Vitisë. Ajo po ashtu tha se viteve të fundit, interesimi për punimin e tokës nga fermerët vitias, është i madh. Nga ana tjetër fermerët kanë potencuar se për shkak të reshjeve të shumta dhe lagështirave që kanë qenë këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar rendimentet janë më të pakta, por mbjellja e grurit është fitimprurëse.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …