leoni

Kryeministri, Albin Kurti, pritet në takimin nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë

Kryeministri, Albin Kurti, pritet në takimin nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takimin nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë. Me këtë rast ai ka thënë se Kosova dëshiron të ndërtojë mbi lidhjet ekzistuese historike midis dy popujve dhe të ngritë raportet me Greqinë, si element i rëndësishëm për stabilitetit afatgjatë rajonal. Kurti u falënderua për mbështetjen dhe për qëndrimin konstruktiv ndaj vendit tonë, që Greqia e ka dëshmuar sidomos në këta muajt e fundit, me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në njoftimin nga ky takim thuhet se Kurti kërkoi që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën. Në këtë takim, kryeministri grek Mitsotakis rikonfirmoi përkushtimin e Greqisë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …