Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u hap fabrika “Grasep”

Sot në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë, është hapur fabrika për kultivimin dhe konservimin e perimkulturës “Grasep”. Në përurimin e kësaj fabrike ka marrë pjesë edhe kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti i cili bashkërisht me pronarë të fabrikës “Grasep”, kanë bërë edhe prerjen e shiritit. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se, ai ndihet shumë i gëzuar që në këtë komunë po shënohen hapa progresive, duke shtuar se nuk ka lajm më të mirë për këtë komune, se sa hapja e kësaj fabrike. Ai tha se, është me rëndësi të ketë qendra për grumbullim dhe përpunim, duke përmendur edhe disa njësi të tilla që janë hapur kohëve të fundit, në lokalitete të ndryshme të kësaj komune. Kreu i kësaj komune nga aty, ka ftuar donatorët të investojnë në komunën e Vitisë. “ Ftoj donatorët të investojnë në komunën e Vitisë sepse me të vërtetë ja vlen, pasi që ne kemi njerëz të zellshëm dhe punëtor fisnik, që kanë traditë që dinë dhe dëshirojnë të investojnë në tokën e vet. Vitia dhe rinia e Vitisë nuk e ka ndërmend të shkoj në mërgim apo gjëkundi por, e ka ndërmend të punoj dhe shfrytëzoj potencialet e veta dhe të jetoj e punoj nga këto potenciale”, u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se motivi i punës e mbanë rininë këtu, gjeneron punësim dhe të hyra. Kurse Valbona Ajeti, Drejtoreshë e kësaj fabrike tregoj se fillimin e kësaj pune në këtë veprimtari ata e kishin nisur në vitin 2015, duke u rritur gradualisht me përkrahjen e donatorëve por edhe të komunës së Vitisë. “Si çdo fillim por edhe ky i yni ka qenë i vështirë, por falë përkrahjes së vazhdueshme të komunës së Vitisë, donatorëve dhe angazhimit tonë, ne kemi arritur këtu ku jemi sot. Mbështetjen e parë e kemi pasur nga komuna e Vitisë nën udhëheqjen e kryetarit, Sokol Haliti bashkë me drejtorinë e bujqësisë dhe GLV-në “Vitia”. Ajo përmendi edhe përkrahjen që ja kanë bërë organizatat e ndryshme dhe institucionet, për të arritur deri të hapja e kësaj fabrike. Me këtë rast ajo falënderoj të gjithë ata që e kanë përkrahur atë, për të arritur deri te hapja e fabrikës për kultivimin dhe konservimin e perimkulturës “Grasep”, në Sllatinë të Epërme të Vitisë. Përndryshe në këtë përurim e pranishme ishte edhe Arlinda Sahiti, Drejtoresh për Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillim Rural i cili ju urojë përfaqësuesve të kësaj fabrike suksese në të ardhmen.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …