Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), strehimoret e Kosovës, si dhe Qendra Autonome e Grave kanë finalizuar një protokol për të ndihmuar gratë që kanë përjetuar dhunë në familje.
Bazuar në përvojën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, ne kemi bashkëpunuar për të zhvilluar këtë protokol uniform për përmirësimin e shërbimeve të tilla në të ardhmen.
Ofruesit e këtyre shërbimeve, duke përfshirë këtu strehimoret, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 veçse kanë filluar të ofrojnë këshilla përmes telefonit për këto gra.
Udhëzimet e këtij protokoli do të përdoren për t’i mbajtur gratë të sigurta gjatë seancave këshilluese, si dhe në mënyrë që ofruesit e këtyre shërbimeve të kenë disa standarde të cilat mund t’i ndjekin.
Palët ose organizatat e interesuara mund të na kontaktojnë përmes emailit: [email protected] për më shumë informacione në lidhje me protokolin. Kurse, gratë e interesuara për të përfituar nga këto shërbime, mund të kontaktojnë strehimoret përmes kontakteve në vijim:
Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, Prishtinë – 044 425 111
Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, Mitrovicë – 044 815 749
Qendra e Mirëqenies së Grave, Pejë – 044 223 543
Shtëpi e Sigurt, Gjakovë – 044-830-151 dhe 0390-330-098
Zensko Pravo (Alb: E Drejta e Gruas), Mitrovicë e Veriut – 065 234 71111
Ženksi Inkluzivni Centar (Alb: Qendra për Përfshirjen e Grave), Artanë– 0800-21-000
Ky protokol u zhvillua në kuadër të nismës “Mbështetje për gratë e mbijetuara të dhunës në Kosovë dhe Serbi ” (Mbështetje për gratë e mbijetuara të dhunës gjatë rimëkëmbjes pas COVID-19 në Kosovë dhe Serbi), e cila u zbatua nga RrGK dhe Qendra Autonome e Grave, me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).