Sekretari në detyrë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Memli Krasniqi është rival i Albin Kurtit dhe se ai do ta mposhtë Kurtin kurdo që të mbahen zgjedhje. Duke folur për Konventën zgjedhore të 3 korrikut të PDK-së, ai ka thënë se në parti nuk ka pasur garë me njëri-tjetrin por ka pasur garë se kush do ta mund siç ka thënë, qeverisjen aktuale totalitare-autokratike. Gjoshi ka përmendur edhe rikthimin e Vlora Çitakut në parti, duke thënë se ajo do të jetë krahu i djathtë i kryetarit të ri të partisë dhe se do të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e PDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …