Kryetari amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar të premten një urdhër ekzekutiv, me qëllim të promovimit të konkurrencës. Ky veprim vë në pah dëshirën e Bidenit për masa më të rrepta ndaj kompanive të mëdha teknologjike, të cilat administrata e tij i ka akuzuar për “dëmtim të konkurrencës”. “Kapitalizmi pa konkurrencë, nuk është kapitalizëm. Është shfrytëzim”, ka thënë Biden teksa ka nënshkruar urdhrin. Në të përfshihen 72 veprime dhe rekomandime, që përfshijnë 10 agjenci. Në urdhër sugjerohet që problemet janë rritur pasi kompanitë e mëdha teknologjike kanë mbledhur shumë informacione personale, kanë blerë konkurrentët potencialë dhe kanë garuar në mënyrë të padrejtë me bizneset e vogla.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …