Kosova është në listën e vendeve që janë prekur nga varianti “Delta” i Covid-19. Paralajmërimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, se hezitimi për t’u vaksinuar e dërgon vendin drejt një vale të re të pandemisë po mbështetet nga njohësit e fushës. Rreth 19% e qytetarëve janë imunizuar me dozën e parë të vaksinës anti-Covid, por kjo përqindje nuk vlerësohet e mjaftueshme për t’i bërë ballë variantit “Delta”. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj thotë se edhe Kosova mund të preket nga një valë e re infektimit me Covid-19. Sipas tij, derisa situata pandemike në korrik vazhdon të jetë e qetë, nuk është garanci se kjo do të vazhdojë muajve në vijim. Pandaj, Vishaj thekson se mënyra më e mirë për të parandaluar rritjen e personave të prekur nga virusi është vaksinimi.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …