Gjykata Speciale në Hagë, ka bërë të ditur për mediet se Kadri Veseli iu ka lejuar që të vijë në Kosovë për të marrë pjesë në ngushëllimet për babain e tij, i cili ndërroi jetë katër ditë më parë. “Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që ta menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij. I akuzuari mbetet në paraburgim. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke mbështetur Gjykatën Speciale. Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ka vdekur në moshën 94 vjeçare të mërkurën, por në ceremoninë e varrimit nuk ishte i pranishëm djali i tij, Kadri Veseli i cili iu kishte thënë familjarëve që ceremonia e varrimit dhe ngushëllimeve të vazhdojë edhe pa praninë e tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …