Drejtori Burim Bajrami vizitoi ferma të ndryshme në Ferizaj, bujqit e fermerët të kënaqur me mbështetjen nga Komuna

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, prirë nga drejtori Burim Bajrami, vazhdueshëm ishte afër bujqve e fermerëve, në mbështetje të tyre me subvencione, me qëllimin e vetëm fuqizimin e sektorit të bujqësisë në Ferizaj. Së fundmi, drejtori Bajrami ka ndërmarr disa vizita në ferma të ndryshme për të parë nga afër investimet e kryera përmes skemave mbështetëse të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë për bujqit tanë. Ai nga vizita në terren, në bashkëbisedë me bujqit tha se edhe pse është shumëfishuar mbështetja me subvencione ndaj bujqve, mbështetje si asnjëherë më parë, megjithatë synimet e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, janë që të rris akoma më shumë fondin e subvencioneve, rrjedhimisht mbështetjen për bujqit, çka ndikon drejtpërdrejt fillimisht në mirëqenien e ekonomive familjare që merren me bujqësi por edhe ndikimet që ka në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …