Filluan korrje-shirjet në Ferizaj

Sezoni i korrje shirjeve ka filluar në Ferizaj. Për ti uruar bujqit që ky sezon të jetë i begatë, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami vizitoi bujkun Halit Berisha nga Mirosala dhe vijoi vizitën në Papaz, ku pa nga afër punën që po zhvillohej.

Drejtori Bajrami duke uruar bujqit në nisje të fushatës së korrje-shirjeve, u shpreh se rendimenti i sivjetmë pritet të jetë rreth 5 tonelata për hektarë, rendiment ky i lartë për fushat e Ferizajt të mbjella me grurë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …