Bosnje dhe Hercegovina shënon sot 26-vjetorin e masakrës nga forcat serbe në Srebrenicë. Në 26 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë të shkaktuar nga forcat serbe, sot varrosen edhe 19 viktima. Në mesin e tyre janë edhe mbetjet mortore të Azmir Osmanoviq, i cilki kur u vra nga forcat serbe ishte 16 vjeçar. Masakra e Srebrenicës, e cila ndodhi pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, u cilësua si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës u njoh si gjenocid. 26 vite më parë, më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Gjatë ditëve në vijim, ato vranë mbi tetë mijë burra dhe djem boshnjak myslimanë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa nëpër pyje, trupat e disa pej të cilëve ende nuk janë gjetur, ndonëse kanë kaluar shumë vite. Në Qendrën Përkujtimore Potoçari, deri më tani, janë të varrosura mbi 6,650 viktima – në mesin e tyre mbi 430 të mitur.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …