leoni

Nenad Canak

Çanak: 11 korriku duhet të na përkujtojë se deri ku shpie çmenduria njerëzore

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate në Vojvodinë, Nenad Çanak ka vizituar sot Potoçarin, në Bosnjë e Hercegovië ku janë varrosur trupat e boshnjakëve myslimanë të vrarë nga forcat Serbe në Srebrenicë. Duke përkujtuar këtë krim të tmerrshëm të forcave serbe kundër civilëve të paarmatosur boshnjak mysliman, lideri i Lidhjes Socialdemokrate në Vojvodinë, Nenad Çanak ka deklaruar se “11 korriku është data që çdo person duhet ta ketë në mendje dhe t’ia kushtojë atë datë të menduarit se ku shpije çmenduria njerëzore”. Masakra në Srebrenicë ku u vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë është konfirmuar si gjenocid dhe është masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …