Nelson: Lavdërimi i krimeve dhe kriminelëve të luftës është i papranueshëm

Duke përkujtuar gjenocidin që kanë bërë forcat serbe kundër boshnjakëve mysliman në Srebrenicë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë e Hercegovinë, Eric Nelson ka thënë se ajo që ka ndodhur në Srebrenicë është e papranueshme. “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë bashkohem me të gjithë ata që mbajnë zi për më shumë se 8,000 viktima të vrara në Srebrenicë në BeH dhe më gjerë. Lavdërimi i krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës është i papranueshëm. Veprime të tilla ofendojnë viktimat dhe u shkaktojnë dhimbje atyre dhe familjeve të tyre dhe dëmtojnë besimin e ndërsjellë që të gjithëve në BeH u duhet për ta ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme, të prosperuar dhe paqësore. Ata që i kanë kryer këto krime mbajnë përgjegjësi individuale. Krimet që ata kanë kryer nuk sjellin përgjegjësi kolektive. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të palëkundura në mbështetjen e tyre për të gjithë në BeH të cilët janë të gatshëm të punojnë në një frymë pajtimi. Ne jemi të përqendruar në krijimin e mundësive për prosperitet për të gjithë qytetarët. Viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, familjet dhe fëmijët e tyre meritojnë një të ardhme të qetë dhe të begatë, ku të gjithë do të kenë mundësinë të kenë sukses”, thënë ambasadori, Eric Nelson.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …