Anëtar i Kryesisë së “Plisave”, Kushtrim Ramadani ka thënë se ka interesim të madh të qytetarëve për të nënshkruar peticionin për vendosjen e shtatores së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit në Prishtinë. Ai ka thënë se vetëm brenda dy ditëve mbi dy mijë qytetar kanë nënshkruar këtë peticion. “Interesimi i qytetarëve është shumë i madh jo vetëm nga Prishtina por edhe të trevave të tjera edhe nga mërgata. Kemi kaluar numrin 2 mijë, ne kemi pretendimet që të arrijmë 100 mijë por kjo ka me arrit deri në fund të korrikut sepse sonte në mbrëmje kemi me fillua edhe me peticionin online. Ne kemi me qëndrua në Prishtinë me tende kurse peticioni online ka me qenë për të gjithë”, ka deklaruar për Ekonomia Online, anëtar i Kryesisë së “Plisave”, Kushtrim Ramadani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …