Disa banorë të komunës së Deçanit helmohen nga uji i pijes

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, pas gjendjes së krijuar ku shumë qytetarë kanë pasur simptoma të helmimit, edhe pse ende nuk dihet arsyeja e helmimit, Shtabi Emergjent mbajti një takim dhe u vendos që;

– Në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, të ndërpritet rrjeti i ujësjellësit deri nesër ku edhe dalin analizat nga instituti.

– Stafi i QKMF-së ka shtuar kapacitetet dhe po punon pa ndal në ndihmë të qytetarëve të komunës së Deçanit.

– Barnatoret edhe pse ditë e Diel të gjitha janë të hapura.

Zyrtarët komunal të Deçanit ju dëshirojnë shërim të shpejt të gjithë qytetarëve që kanë simptoma të helmimit, ju lus ta merrni me qetësi pasi që gjendja është nën kontroll dhe stabile!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …