KPF në Rahovec mbajti dëgjim publik për buxhetin e vitit 2022 dhe KAB-in për vitet 2022-2024 me banor të fshatrave Drenoc, Senoc dhe Pastasellë

Në Shtëpinë e Kulturës “Feim Gashi” në Fshatin Drenoc, anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Rahovecit, mbajti dëgjim publik për buxhetin e vitit 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2022-2024 me banor të fshatrave Drenoc, Senoc dhe Pastasellë. Për arsyen e mbajtës së dëgjimeve buxhetore foli kryesuesi i KPF-së, Afrim Dina duke thënë se jemi këtu që ti marrim kërkesat duke u bazuar edhe në prioritete, kërkesat që keni ju lus që të dërgoni tek ne të protokolluara dhe bazuar në mundësitë buxhetore, ato kërkesa do të hynë në buxhetin e vitit 2022. Xhemali Kastrati, kryetari i këshillit të fshatit Drenoc, i ka paraqitur kërkesat e fshatit të tij: Rregullimi i kanalizimit, rregullimi i trotuareve, kubëzimi i rrugëve, rregullimi i një fushe të futbollit dhe shtruarja e shtresës së dytë të asfaltit. Ndërsa Jeton Krasniqi, kryetar i këshillit të fshatit Pastasellë, ka paraqitur kërkesa dhe sipas tij këto janë kërkesat: Kubëzimi i rrugëve, rregullimi i ndriçimit publik, vazhdimi i kanalizimit, rregullimi i trotuarit në rrugën kryesore, rregullimi i një parku, rregullimi i një rruge fushore, mirëmbajtja e një rruge fushore, largimi i mbeturinave në dy lokacione, mbjellja e drunjve dekorativ. Kurse Daut Krasniqi, kryetar i këshillit të fshatit Senoc, i ka paraqitur kërkesat e këtij fshati: Rregullimi i ujit pijes, kubëzimi i rrugëve, rregullimi i ndriçimit publik, rregullimi i rrugëve fushore, rregullimi i kanalizimit krijimi i hapësirave gjelbëruese (parqe) dhe rregullimi i trotuarit në rrugën kryesore. Dëgjimet buxhetore vazhdojnë sot në këto fshatra:

Opterushë, Zoqisht, Retijë dhe Retijë e Poshtme nga ora 19:00.

Vendi: SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, fshati Opterushë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …