Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbisë në Bruksel, Besnik Bislimi, ka folur pas takimit të fundit që ka pasur me të emëruarin e posaçëm të BE-së për dialogun Miroslav Lajçakun dhe homologun e tij nga Serbia. Ai fillimisht ka treguar se takimi mes delegacionit të Kosovës dhe BE-së ka zgjatur më shumë se gjashtë orë, ndërsa aty ai ka prezantuar 11 marrëveshjet e nënshkruara më herët, të cilat Serbia nuk po i zbaton. Ai tregon se në takimin e Brukselit pala serbe është ankuar se Kosova nuk i zbaton pesë marrëveshje, mes tyre edhe krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Sa i përket Asociacionit, Bislimi ka thënë se në takimin e Brukselit ka radhitur të gjitha strukturat ilegale paralele të Serbisë në Kosovë, si në politikë, siguri, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe financa, për çka ka thënë se vetëm kur të gjitha këto struktura paralele të shuhen dhe kur askush në Evropë të mos e kontestojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, mund të ulen dhe diskutojmë seriozisht për modalitetet më të përshtatshme për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …