Në takime te ndara dhe vizitë në QKMF, kryetari Ramosaj, takon të gjithë akterët e mundshëm lidhur me gjendjen e krijuar

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor ka takuar sot prokuroren Dorian Juniku, Drejtorin e Policisë të rajonit Pejë, Kolonel Shaban Shala, kolegë tjerë nga QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj”, komandantin e Policisë në Deçan, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik, Inspektoratin Komunal, Shërbimet Publike dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ,,Hidrodrini”. Me të gjithë këta akterë u diskutua lidhur me rastet e ,,Helmimit” gjatë 48 orëve të fundit në komunën e Deçanit. Bashkë kanë vizituar QKMF-në ,,Adem Ukëhaxhaj”. Ramosaj tha se jemi duke e përcjellë situatën nga afër për ,,Helmimet” e ndodhura në Deçan. Ç’do institucion do i kryejë me përgjegjësi e përkushtim detyrat që i takojnë. Edhe pse sot gjendja është më stabile, ju garantoj që nuk do ndalemi deri sa të zbardhet e tërë kjo situatë. Deri atëherë ju lutem për kujdes sipas rekomandimeve të institucioneve përkatëse. Edhe kjo sfidë kalohet, ama përgjegjësia do ketë adresë.

Ndryshe ne ora 14:00 do të mbahet konferencë për media në objektin e Komunës se Deçanit!

Fotografia e Komuna e Deçanit

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …