Kryenegociatori serb në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka deklaruar në Zveçan se Zëvendës-kryeministri i Kosovës, në cilësinë e kryenegociatorit për dialogun me Serbinë, në Bruksel ka qenë një njeri i vogël. Ai ka thënë se Kosova sot po “kërcënon” në mënyra të ndryshme për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por shtoi se në Bruksel, Bislimi nuk pati këso tonesh. “Në vend të kërcënimeve në të gjitha mënyrat e mundshme nga ana e Prishtinës, që Bislimi deklaron se duhet të shfuqizohen disa lloj komunash paralele, i cili për ta do të ishte kusht për formimin e Asociacionit të komunave serbe, ai nuk përmendi diçka të tillë në Bruksel ku ai ishte më i vogël se një farë lulëkuqeje”, tha Petkoviqi, duke iu referuar njoftimit të sotëm nga Zëvendës Kryeministri i Kosovës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe dialogun e Brukselit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …