Sabit Geci

Eprori i UÇK-së gjatë luftës, më i ndjekuri nga UNIMK-u dhe EULEX-i Sabit Geci ka rrëfyer përjetimet e tij

Eprori i UÇK-së gjatë luftës, më i ndjekuri nga UNIMK-u dhe EULEX-i Sabit Geci ka rrëfyer për përjetimet e tij me hetuesit e EULEX-it. Ai ka thënë se është shantazhuar nga hetuesit e EULEX-it në shumë mënyrë për të dëshmuar kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së.“Hetuesit e EULEX-it ma ofruan çantën me para. Më kanë thënë preke hartën ku po dëshiron me jetosh . Ju kam thënë e dua vetëm Dubravën burgun, asnjë vend tjetër. Sabit Geci thotë se ai është ftuar për t’u bërë dëshmitar kundër Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut e disa të tjerëve. “Më kanë thënë që është në dorën time nëse dua të largohem nga burgu, por paraprakisht është dashur te bashkëpunoj me ta”. Geci thotë se ka pasur pjesëtarë të EULEX-it që kanë pësuar për shkak se nuk kanë dashur ta dënojnë atë pa fakte.“Një gjykatës është kthyer në Britani vetëm pse nuk ka dashur të më dënojë mua”, deklaroi Sabit Geci.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …