Ka filluar periudha e korrje-fshirjes në komunën e Junikut, ndaj duke i uruar fermerët njëherit i sensibilizojmë për kujdes të shtuar dhe përgatitjen e nevojshme në mënyrë që procesi të filloj dhe mbaroj me sukses.
Masat që duhet ndërmarrë para edhe gjatë procesit të korrje-shirjes:
-
Të posedoni masat mbrojtëse kundër zjarrit-aparatin për zjarrëfikje dhe masat tjera ndihmëse,
-
Të izolohet mirë Bateria (Akumulatori) që të mos ketë kontakt me pjesë metalike që do të mund të shkaktonin ndezje,
-
Të mos pihet duhan gjatë punës me autokombajë,
-
Autokombaja të jetë në gjendje të rregullt teknike në mënyrë që humbjet e drithit gjatë korrje-shirjes të jenë minimale-jo më tepër se 3%,
-
Korrje-shirja e ngastrave të kryhet sipas renditjes së tyre dhe të mos bëhen kalime të pa arsyeshme apo lënie ngastrash të pa korrura,
-
Trajtimi përkatësisht procesi i korrjes të jetë korrekt dhe i njëjtë për të gjithë fermerët, me mundësi të lehtësimeve në pagesa për fermerët që janë në gjendje të rëndë sociale,
-
Të shfrytëzohet në maksimum koha optimale dhe e përshtatshme për kryerje sa më të shpejtë të kësaj fushate,