Irfan Musmurati: Xhevat Qerimi, ushtaraku i parë i Gjilanit i stërvitur në Shqipëri I

Si sot e  njëzetedyvjet më parë më 10 Janar 2015, dhembje që nuk e kemi, e krenar që e patëm shok të idealit e të veprimtarisë për liri, pavarësi, çlirim dhe bashkim kombëtar. Gjithashtu, urimet më të mira për familjen  Qerimi, me rastin e dhënjes së Dekoratës nga Institucioni i Presidencës së Republikës së Kosovës, –

URDHËRI I PAVARËSISË SË KOSOVËS dhënë për Heroin XHEVAT QERIMI.

 Kjo është më e pakta që duhej e duhet bërë nga institucionet e tanishme të shtetit të Kosovës për veprimtarinë dhe figurën e tij madhështore. Kjo dekoratë, ju takon në radhë të parë prindërve të Xhevatit, nënës Rexhije që e lindi me 9 Nëntor 1965 dhe babës Basri,  që e rritën, e edukuan, e arsimuan, e frymëzuan me ideale kombëtare, duke e furnizuan edhe  me literaturën ilegale të kohës, nga historia jonë e lavdishme  e largët dhe e afërt me virtytet më të larta njerëzore dhe atëdhedashëse e duke e bërë  që  ai qysh i ri, të jetë i vetëdishem për  çështjen tonë të pazgjidhur kombëtare e të radhitet  në një ndër përkrahësit e parë të  Demostratave popullore  të pranverës së vitit 1981,  duke vazhduar të kalitet dhe duke patur simpati  dhe admirim të veçantë për të gjithë njerëzit e lëvizjes çlirimtare. Pak vite më pas, Xhevati do të ishte  një nga veprimtarët më të përgaditur dhe  më të  përkushtuar, ushtarë i gatshëm i lirisë si rrallë kush tjetër,  pa i munguar asnjëherë përkrahja dhe mbështetja nga e tërë familja e tij si në aspektin  moral ashtu edhe në atë material, në rrugën e lirisë që e kishin trasuar brezat pararendës në luftën e shenjtë Çlirimtare.

Ishte Nëntori i vitit 1985 Xhevati, tashmë ishte i organizuar në radhët e Organizatës ilegale, Lëvizjes Popullore për Republikën e  Kosovës ( LPRK-ës,) në luftë kundër pushtuesit e regjimit  çetniko-fashist  të Jugo-serbo-sllavisë dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqipfolës dhe për çlirimin e Kosovës e të viseve të saja e bashkimin e tyre me Shqipërinë.

Përgatitja me një vetëdije të lartë kombëtare, gadishmëria e sakrifica deri në vetmohim e karakteristika të tjera  të gërshetuara në përsonalitetin e tij, Xhevat Qerimin e bënin të veçantë! Ai ishte shembull i mirë për të gjithë ata që  patën rastin ta njohin, të bahkëpunojnë e të bashëkveprojnë me të. Ishte i durueshëm, i qetë e i sinqertë tej mase i matur e shumë i arsyeshëm, solidar me shokët veprimtarë e familjet e tyre në nevojë, i dashur për shokë e shoqe,  e për njerëzit e gjeneratave të ndryshme, kishte një simpati të veqant për të burgosurit politik dhe familjet e tyre,  shumë trim e i guximshëm, plot energji e me një vullnet të pathyeshëm, organizator i pa zëvendësueshëm e aksionist i radhëve të para, shumë i zëshëm  në luftën tonë të drejtë çlirimtare, por i pa kompromis ndaj poshtërsive, dredhive, manipulimeve, prapaskenave, përfitimeve të padrejta të vlerave morale apo materiale në kurriz të shokëve të idealit qofshin ata të gjallë apo të vdekur, shumë i ashpër e tmerr për armiq e tradhtarë.

Xhevati ishte shumë i vendosur që me  çdo kusht e çdo sakrificë të ruhej vazhdimësia e luftës së nisur, në veçanëti të mos ndalej dhe të mos ndërpritej puna dhe organizimi ilegal në kuadër të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës( LPRK-ës).

 Zbulimi i shoqeve dhe shokëve, nga organet e UDB-ës jugosllave,dhe burgosja e tyre, të organizuar  në kuadrin e LPRK-ës në Mars të vitit 1986, në opinion i njohor, si Grupi i Gjilanit (Anamoravës) dhe Grupi i Podujevës ( Llapit) dhe kalimi i një pjese  të tyre në ilegalitet ishte një goditje e rëndë për të gjithë  LPRK-ën.

Por falë qëndresës titanike të  një numri të konsiderueshëm të shokëve dhe përballimin me sukses të torturave sistematike, të tmerrshme e çnjerëzore, të ushtruara mbi ta nga bishat gjakpirëse, kishte mbetur pa u zbuluar një numër shokësh e në mesin e tyre edhe Celula e jonë në tresh: Xhevat Qerimi, Irfan Musmurati dhe Izmi Zeka. Pra tani neve na kishte rënë për hise, obligim dhe detyrë që të vazhdonim veprimtarinë, dhe që ekskluzivisht të merreshim me gjetjen e shokëve  dhe riorganizimin e radhëve  (gjithnjë duke respektuar me përpikmëri rregullat e konspiracionit, një celulë jo më shumë se tre veta) të pa zbuluara që ishin: Sabit Mushica, Selami Bejta, Hanumshahe Abdullahu, Skender Emërllahu, Fikrije Berisha, Zenun Pajaziti etj.

Konsolidimi i radhëve tona mori kuptim dhe formë më të plotë, atëherë kur nga gjysma e Qershorit 1986 morëm lidhjen me anëtarin e Komitetin Drejtues të OMLK-ës –  LPRK-ës, Bajram Kadriut (Koci) nëpërmjet Nexhmije Jasharit. Pas kësaj, ne morëm udhëzime të reja duke u fuqizuar e duke vazhduar me shokët tjerë : Qemajl Qerimi, Isa Musmurati, Ismet Sylejmani, Mexhid Beqiri, Skender Hajdari, Xhelal Rexhepi, Ahmet Alia, Sadik Berisha, Hajrush e Bejtush Ramabaja, Shaban Klaiqi, Ekrem Qerimi, Magribe Kamberi, Izija Rexhepi,  Mujedin Zylfiu etj. (Le të më falin edhe shumë të tjerë që nuk i kam përmendur emrat e tyre, por ka edhe shumë që për shkak të kushteve të ilegalitetit të thellë nuk i kam dijtë atëherë e nuk i di as sot). Tashmë, radhët tona ishin shtuar dhe sigurisht se lindi nevoja që të rrisim nivelin  e përgjegjësisë dhe shkallën e organizimit duke formuar (ndërmjet datës  24 dhe 25 Nëntorë 1986) Këshillin Drejtues  të LPRK-ës në nivel Rrethi – Gjilan, Kamenicë dhe Viti me kryesues: Xhevat Qerimi, Irfan Musmurati dhe Ismet Sylejmani, në banesën e Xhevatit në lagjen Arbëria ish Dragodan, në shtëpinë e Hasan….. (mbiemri nuk më kujtohet) në Prishtinë. Me këtë rast, morëm obligim që  në të ardhmen, detyrë mbi detyrat ishte zbatimi i Programit dhe Statutit të LPRK-ës, rritjen e bashkëpunimit, bashkëveprimit të drejtpërdrejtë në koordinimin e punës dhe aktivitetit të rregullt me udhëheqësit e Degës së LPRK-ës në Zvicër si dhe të Rretheve tjera, veçanërisht  me  Ferizaj – Bajram Kadriu, Podujevë – Ismet Abdullahu, Kumanovë – Nazmi Beqiri, Preshevë – Menderes Zeneli, Gjakovë – Mentor Kaçi, Prizren – Behadin Hallaqi, Deçan -Sami Thaqi, Mitrovicë – Raif Qela dhe  gjithandej me individë të ndryshëm në trojet shqiptare, në zbatimin me rigorizitetin më të lartë të konspiracionit nga anëtarët e çdo celule, shtimin e radhëve të organizuara, mundësisht edhe armatosja e tyre, duke ngarkuar me përgjegjësi çdo anëtar të LPRK-ës për ngritjen e vetëdijes ideo-politike, shpërndarjen e Gazetës Zëri i Kosovës, Revistës Pararoja  që ishin organe të LPRK-ës, shkrimin e parullave, shpërndarjen e pamfleteve, komunikatave dhe literaturës tjetër ilegale (librave historikë, kombëtarë dhe të filozofisë revolucionare), dhe gjithçka që na hynte në punë për rritjen e nivelit politiko-organizativ, rritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjes në masa të caktuara të popullit në manifestimin e paknaqësisë  dhe revoltës popullore, organizimin e protestave, grevave të punëtorëve e minatorëve dhe demostratave gjithëpopullore  për të kundërshtuar e luftuar me çdo mjet të mundshëm okupimin klasik nën këtë regjiim shtypës, shfrytëzues e gjakatar, mjerisht të ndihmuar edhe nga një numër jo i vogël i një strukture politike kuislingësh shqipfolës, të instaluar në pushtetin titisto-serbo-sllav e antishqiptar, që kishte arritur kulmin gjatë viteve1988 e 1989 duke prekur gati çdo pore të jetës dhe egzistencës së qenies shqiptare.

Me fillimin e ndryshimeve  kushtetuese  dhe suspendimin e asaj pak autonomie që kishte Kosova, u krijua situatë e re në organizimin, drejtimin  dhe udhëheqjen e protestave, grevave dhe demostratave nga LPRK dhe udhëheqja e sajë si në nivelin Qëndrorë në Prishtinë e në shumë qytete tjera të Kosovës,  poashtu edhe në nivel Rrethi Xhevati ishte githnjë duke prirë e duke qëndruar gjithmon në ballë të tyre.  Zhvillimi i demostratës  gjithëpopullore, me 27 Mars të vitit 1989 (demostrata e parë dhe më masovike pas vitit 1968) e organizuar nga Këshilli Drejtues i LPRK-ës  dhe anëtarësia e gjerë në nivel të Rrethit – Gjilan, Kamenicë, dhe Viti u bë nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Xhevat Qerimit, e duke vazhduar më pas edhe me organizimin e marrjen pjesë edhe në shumë  demostrata, protesta e veprimtari të tjera si në rrethin tonë e githkund ku paraqitej nevoja.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …