Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se fluksi i qytetarëve që janë duke kërkuar ndihmë në Deçan është në rritje. Duke folur rreth dyshimeve për helmimi e deçanasve, Kadrijaj ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka ardhur në Deçan me duar ne xhepa. “Sensibilizimi e mobilizim i punëtorëve shëndetësor për tu admiruar. Ministri Vitia sot erdhe sa për sy e faqe në Deçan dhe me duar në xhepa. QKMF-ja dhe qytetarët kanë nevojë për ndihmë konkrete me infuzione e barna. Si gjithë qytetarët e Deçanit human të cilët po u dalin në ndihmë me barna e infuzione institucionit shëndetësor. Ju lumtë personelit shëndetësor dhe qytetarëve për këtë mobilizim!”, ka shkruar Kadrijaj në llogarinë e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …