leoni

Peter Stano

Peter Stano: Ekziston një fushatë e drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri, me akuzat të pabazuara

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka reaguar pas padisë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, bëri dje në SPAK kundër ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. AMT kërkoi edhe shpalljen non-grata të Sorecës, ndërsa sot, BE hedh poshtë pretendimet dhe flet për një axhendë kundër misionit të ambasadorit në Shqipëri. “Duket se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri, dhe më duhet të them se akuzat janë të pabazuara dhe dezinformuese. Liderët e BE kanë besim tek ambasadori Soreca dhe punën që ai po bën në Shqipëri. Soreca po bën punë të mirë në interes të BE, por edhe në interes të shqiptarëve, punë të mirë edhe në interes të marrëdhënieve Shqipëri-BE. Ne vazhdojmë të mbështesim fort reformën në drejtësi në Shqipëri. I bëjmë thirrje aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë në Shqipëri të vijojnë zbatimin e reformës në përpjekjet e mëdha të Shqipërisë për të ndjekur reformën në drejtësi dhe Vettingun në gjyqësor, që po japin rezultatet e para të prekshme dhe nuk mund të ngadalësohen”, deklaron zëdhënësi i KE, Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …