Përmes parashtresave për rishikim të masës së paraburgimit drejtuar trupit gjykues, përderisa Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Salih Mustafën, mbrojtja ka kërkuar lirimin e tij nga kjo masë. Zyra pretendon se ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari ka kryer krime dhe para qet rrezik për arratisje, ndërhyrjes te dëshmitarët e viktimat, si dhe rreziku që i akuzuari mund të kryejë krime. Mbrojtja me parashtresën e saj, ka kundërshtuar të gjitha akuzat e Zyrës si dhe ka kërkuar që Mustafa të lirohet nga paraburgimi dhe sipas tyre nëse gjykata e vlerëson të nevojshme mund të vendosë çdo kusht të lirimit, që e gjykon si të nevojshme dhe përshtatshme. Gjykimi ndaj Salih Mustafës pritet të fillojë me 15 shtator 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …