Aleksandar Vuçiq

Vuqiç i drejtoi kritika të ashpra Turqisë, e cila i ka shitur 14 automjete të blinduara FSK-së

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se armatimi i Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, ndërkohë që drejtoi kritika të ashpra kundër Turqisë, vend nga i cili FSK-ja ka blerë 14 automjete të blinduara ushtarake me pajisje të armatimit. Dihet  botërisht që “krejt çka bën Prishtina është në kundërshtim me Rezolutën 1244”. Do t iu ankohemi  partnerëve tanë në Turqi për gjithçka që i kanë dhënë Kosovës, sepse ushtria e saj nuk është e nevojshme, ndërsa ne kemi raporte të mira me KFOR-in. Kohë më parë ish-komandanti i Forcave të Armatosura të Kosovës, Kadri Kastrati, tha se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj për të mbrojtur kufijtë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …