Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i habitur që edhe pas tri dite nuk ka raport zyrtar për shkakun e helmimit të mijëra qytetareve të Deçanit. Të gjithë qytetarëve të Deçanit që janë prekur nga helmimi ju uroj shërim të shpejtë. E çuditshme që edhe pas tri dite nuk ka raport zyrtar për shkakun e helmimit dhe as udhëzime zyrtare të qarta për qytetarët se si të veprojnë. Duhen masa të shpejta, duhet formuar ekip shëndetësore interdiciplinar për të trajtuar me urgjencë të prekurit. duhet urgjentisht të ngritet një task forcë për të gjetur shkakun e helmimit”, ka shkruar, Avdullah Hoti.