Forca e Sigurisë së Kosovës ju del në ndihmë qytetarëve deçanas duke ju ofruar ujë të pijes

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se të gjithë qytetarët që kanë nevojë të ujit të pijshëm do t’i dal në ndihmë. Këtë do ta mundësojë në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë dhe komuna të tjera. “Jemi duke u munduar që këta qytetarë të furnizohen me ujë të pijes në çfarëdo rrethane. Më vjen mirë sepse çdo kryetar komune dhe të gjitha institucione po ashtu edhe Forcat e Sigurisë janë shprehur të gatshëm që t’i dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve deçanas që kanë nevojë për ujë të pijes”. Në konferencë për shtyp, Ramosaj u shpreh se furnizimi me ujë që është rikthyer është për përdorim sanitar dhe për amvisëri. ”Ne kemi marrë një vendim në bashkëpunim me kompaninë rajonale dhe me shtabin emergjent që uji të ndalohet për 24 orë kurse në ditën e sotme e kemi marrë vendim që të lëshohet furnizimi me ujë sidomos për sanitari dhe amvisëri”, tha kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …