Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj ndihmon pemëtarët me sistem kundër breshrit

Mbrojtja e kulturave bujqësore, të mbjellave nga fatkeqësitë natyrore, është prioritet i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt. Për këtë, Ferizaj është komuna e parë që ka ndërtuar e shtrirë masivisht, sistemin kundër breshrit nën organizimin dhe implementimin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. Për të parë nga afër implementimin e këtij projekti, sistemin kundër breshrit, përfitues të së cilës janë pemëtarët, i pari i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, vizitoi Nehat Topallin në fshatin Greme, i cili është përfitues i këtij sistemi për mbrojtjen e pemishtes nga fatkeqësitë natyrore. I kënaqur, dhe të mbrojtur punën e tij e vlerësoi përfituesi i sistemit kundër breshrit për pemishten e tij, Nehat Topalli, gjersa drejtori Burim Bajrami tha se kjo drejtori, ka synim shtrirjen edhe më të gjerë të këtij sistemi, në mbrojtje të kulturave bujqësore nga fatkeqësitë natyrore.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …