Mbahet dëgjim publik për buxhetin e vitit 2022 dhe KAB-in për vitet 2022-2024, me grupin e grave-buxhetimi gjinor

Në objektin e Shoqatës së Pavarur të Gruas “HAREJA” në Rahovec, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Kuvendit Komunal të Rahovecit kanë mbajtur dëgjimin publik për buxhetin e vitit 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2022-2024, me grupin e grave-buxhetimi gjinor. Kryesuesi i KPF-së, Afrim Dina ka thënë se jemi me dëgjimet buxhetore dhe jo rastësisht jemi këtu. Nuk zgjodhëm të takoheshim në sallën e Kuvendit siç kemi bërë zakonisht, por, këtë vit për respektin tuaj kemi ardhur në ambientet ku ju veproni që jemi sa më afër dhe të kemi sa më qartë kërkesat që ju do t’i parashtroni si shoqatë. E dimë që jeni shumë aktive, për, ç’gjë ju përgëzojmë. Duke ju falënderuar për praninë tuaj ju lus që ato kërkesa që ju i shihni si prioritare t’i paraqisni. Sadete Dula- financiere në SHPG “HAREJA”- i ka përshëndet të pranishmit që kanë zgjedhur të jenë këtu dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ju ka ofruar zakonisht tash e sa vite. Ne vazhdimisht kemi kërkuar që Komuna sipas mundësive të hapi një linjë buxhetore të posaçme, për financimin e OJQ-ve që veprojnë, sepse kemi mungesa dhe vështirësi financiare. Kërkesat janë këto: Mirëmbajtja e objektit, Furnizim me derivate për ngrohje qendrore, Lehtësi në hapjen e biznesit për gra, Kondicioner 4, Renovimi i objektit nga jashtë, Printer dhe kompjuter. Fatlume Vuçiterna-fizioterapeute në shoqatë: shprehu shqetësimin për mungesën e mjeteve fizioterapeutike të cilat po i krijojnë vështirësi në mbarëvajtjen punës me fëmijë me nevoja të veçanta. Kërkesat e saja ishin: Shtretër, Shkallë suedeze, Pasqyra fizioterapeutike dhe Topa gjimnastik.

Dëgjimet buxhetore vazhdojnë sot:

Me banor të fshatit Hoçë e Madhe nga ora 16:00.

Vendi: Shtëpia e Kulturës , fshati Hoçë e Madhe.

Me Rini nga ora 17:00.

Vendi: Qendra Rinore “SHL-Kosova, Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …