Kompania e ujësjellësit, “Hidrodrini”, i ka 18 pushimore të ujit në komunën e Deçanit. Në njërën nga to, në afërsi të fshatit Hulaj, në Deçan, është vërejtur një kapak gjysmë e hapur, dhe kapaku i betonit mbi të ishte i lëvizshëm dhe i pasiguruar. Lidhur me këtë, ka folur drejtori i ujësjellësit rajonal Hidrodrini, Agron Tigani, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit të ujësjellësit të Deçanit, Petrit Januzaj. Të dy e kanë mohuar kategorikisht se ato puseta mund të keqpërdoren lehtësisht nga keqbërësit. Ndërkaq, më 27 qershor, Naim Muçaj, pronari i një restorani, 500 metra në rrugë ajrore larg këtyre pikave të ujit, tha se është vizituar nga dy të rinj serb, të cilët kishin ardhur me një veturë me tabela të Novi Sadit, të cilët e kishin pyetur për Manastirin e Deçanit. Për shkak se këta djem i ishin dukur shumë të dyshimtë, Mucaj kishte njoftuar Policinë e Deçanit dhe u kishte përcjellë pamjet e kamerave të sigurisë, për t’i identifikuar ata.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …