Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, duke folur për gjendjen në Deçan pas helmimit të një numri të madh qytetarëve, ka bërë të ditur se të gjitha komunat kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar që të tejkalohet kjo vështirësi, edhe pse Qeveria e ka neglizhuar këtë situatë, në vend se ta marrë më seriozisht atë. “Raportet na flasin ndryshe. Dihen tashmë analizat që dolën nga IKPSH-ja . Ajo që mund të them është që të gjitha komunat kanë shprehur gatishmërinë për një mundësi të mobilizimit të përbashkët që Deçani ta tejkalojë këtë vështirësi”. “Përderisa nuk ka një qëndrim zyrtar lidhur me këtë situatë nuk mund ta flasë se çka po ndodh. Qeveria e ka neglizhuar situatën në vend se ta marrë seriozisht” ka saktësuar kryetari i Lypjanit, Imri Ahmeti.