Nuk është hera e parë që ndodhin helmime të ngjashme në Kosovë. Kam bindjen, se është bërë gabim nga autoritetet që nuk është kërkuar ndihmë nga laboratori toksikologjik i KFOR-it.
Sa më kujtohet, në njoftimet për opinion, nuk janë publikuar rezultatet nga hulumtimet laboratorike toksikologjike. Mjerisht, ne shqiptarët, kemi harruar shumë shpejt, se nuk është bërë neutralizimi i mjeteve toksike të policisë dhe të ushtrisë serbe, shumica prej të cilave janë të prodhuara dhe vazhdojnë të prodhohen në industrinë kimike “Zhupa” në Krushevc dhe simotrat e saj në Serbi.
Unë nuk e përjashtojë mundësinë që edhe ky helmim e ka burimin tek serbo-çetnikët!