Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar lidhur me gjendjen në Komunën e Deçanit, pas rasteve të shumta të helmimit të qytetarëve me ujë të pijshëm. Instituti sqaron se pas analizave të kryera janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Në komunikatë thuhet se “në mostrat e ujit të marra me datën 12 korrik nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit në laboratorët e IKShPK në Prishtinë, janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …