Është duke u punuar në rregullimin e lëshesës (urës) në lumin Rimnik e cila i krijon bujqve qasje në tokat e tyre

Vërshimet që kanë ndodhur në fillim të vitit kanë dëmtuar disa segmente të rrugëve fushore në komunën e Rahovecit. Përveç që po hapen rrugët e reja fushore, këto ditë ka filluar edhe rehabilitimi i rrugëve të cilat janë dëmtuar nga reshjet e shumta të shiut. Është duke u punuar në rregullimin e lëshesës (urës) në lumin Rimnik e cila i krijon bujqve qasje në tokat e tyre, kjo rrugë do të jetë e kalueshme për bujqit që punojnë tokat e tyre në këtë anë. Komuna e Rahovecit po vazhdojnë në përmirësimin e kushteve më të mira për fermerët.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe pemë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …