Kryetari Latifi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Help-Hilfe zur Selbsthilfe, Misioni në Kosovë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Help-Hilfe zur Selbsthilfe, Misioni në Kosovë në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara përfshirë masat e rimëkëmbjes nga COVID-19 dhe në këtë mënyrë mundësohet përfshirja e tyre dhe prosperiteti shoqëror. Në projekt, komuna e Rahovecit përfshihet me 25 grante në sektorin e bujqësisë, zejtarisë dhe shërbime, ndërsa kontributi i komunës është 30%. Krahas pajisjeve, përfituesve do t’u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe mbështetje teknike pasi të kenë pranuar pajisjet. Informacionet e tjera do të ofrohen përmes takimeve informuese që do të mbahen në fillim të projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …