Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatimir Limaj, thotë se ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut nga EULEX-i. Krejt procesi kundër meje tregon se veprimet e Ministrisë kanë qenë me qëllim për ta shkatërruar autoritetin tim që kur të veprohet në krimet e luftës, mos t’i dhimbsem askujt”, ka thënë Limaj në “Debat Plus”. Limaj thotë se një prokuror francez i ka kërkuar atij, të bind deputetët e tjerë që të votojnë për t’ia hequr imunitetin në Kuvend. “Unë iu kam thënë se nuk fshihem pas imunitetit dhe kam hequr dorë nga ai moment. Isha njeriu i dytë i PDK-së. “Më erdhën pa urdhër gjykate në shtëpi. Ata kishin pasur target dy institucione tjera për t’i bastisur, por brenda ditës ndryshuan plan dhe erdhën te unë, ka saktësuar Fatmir Limaj.
