Deputeti i PDK-së, Fadil Nura në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për Tiketën Ngjitëse, lidhur me regjistrimin e automjeteve. “Ishim dëshmitarë të heqjes së shtesave të pensionistëve, mjekëve e infermierëve, sot kulmoi me vendimin skandaloz të Ministrisë së Ambientit dhe Infrastrukturës për vendosjen e 5 eurove në regjistrimin e automjeteve. Kjo është një taksë që pasqyron marrëzinë e kësaj Qeverie, e cila në margjinat e një gjendje emergjente të jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi, nga vilat luksoze në ujdhesat greke në koordinime ato të lagjes Marigona nxjerrin vendime të tilla të turpshme për plaçkitjen e qytetarëve, ku për implementim e tyre kujdeset Hysen Durmishi me “dostat” e tij, tha deputeti, Fadil Nura.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …