Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për reagimin e shtetit në situatën në Deçan. “Ajo që mund të them është se në historinë e një qeverisje një shteti nuk ka ndodhur që të ketë një helmim masovik me 1314 njerëz dhe shteti e Qeveria të reagoi pas tri ditësh, dhe ai reagim vjen pas një presioni publik”, ka thënë Tahiri. Ai ka shtuar se në çoftë se kemi një kësi injorimi nga Qeveria dhe kryeministri në një temë kaq sensitive, çka do të ndodh në raste të tjera. “Kryeministri nuk bënë analiza as nuk jep injeksione, por kryeministri e ka për detyrë që të kujdeset për qytetarët”, tha Tahiri. Po ashtu ai foli edhe për çështjen e “Tiketës Ngjitëse” prej 5 eurove për regjistrimin e automjeteve duke konstatuar se ky është vendim i kundërligjshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …