Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë vizitës në Turqi është pritur në takim nga Melek Tasol, kryetare e Shoqatës Shqiptaro-Turke e Bornoves në Izmir të Turqisë. Gjatë kësaj vizite ai është takuar edhe me komunitetin shqiptar në mesin e tyre edhe disa që kanë prejardhje nga komuna e Vitisë. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti është nderuar me mirënjohje nga përfaqësuesja e kësaj shoqate shqiptaro-turke dhe atë për kujdesin ndaj komunitetit në këtë qytet te Turqisë.
“Për mua është nder i veçantë të pranoj këtë mirënjohje nga kjo shoqatë në veçanti është për tu admiruar që bashkëkombësit tanë për kundër që kanë kaluar një kohë të gjatë jashtë atdheut ruajnë traditën dhe kulturën e paraardhësve të tyre”, u shpreh Kryetari Haliti.