Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu e denoncon për kërcënim Prindon Sadriun, bashkëshortin e Vjosa Osmanit

Floretë Zejnullahu: Vjosa Osmani merr 16 paga minimale për një muaj, burri i saj merr 17 paga minimale nga buxheti i vendit

Deputetja e PDK-së,  Floretë Zejnullahu, ka deklaruar në seancën e Kuvendit të Kosovës se familja presidenciale, Osmani-Sadriu, po e gërryen buxhetin e varfër të Kosovës me paga super luksoze që e kalojnë shifrën e mbi 70 mijë euro vetëm për 1 vit. “Nga deklarimi i pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentja Osmani merr nga buxheti i Kosovës më shumë se 33 mijë euro vetëm pagë për 1 vit. Bashkëshorti i saj i cili është avancuar tash në diplomaci, merr mbi 36 mijë euro paga për 1 vit. Pra, familja presidenciale, Osmani-Sadriu i marrin buxhetit të Kosovës më shumë se 70 mijë euro vetëm paga gjatë një viti”, tha Zejnullahu. Kur këto paga i krahasoj me gjuhën e kryeministrit Albin Kurti i cili ka mbetur në ishujt grekë dhe nuk po pranon të kthehet në Kosovë as kur qytetarët e vendit përballen me emergjencë shëndetësore, mund te kuptojmë fare mirë se  qëllimi i tyre ka qene thjeshte pushteti dhe jo puna per qytetaret. Albin Kurti e harroi turizmin kombëtar! Albin Kurti e ka harruar Durrësin, Vlorën, Sarandën.  Është shumë e qartë që Kosova ka Presidente dhe Kryeministër totalisht të papërgjegjshëm, të cilët duket se kanë filluar të koordinohen që të ikin nga përgjegjësitë që kanë, kane filluar rrëzimin e vetes nga pozicionet qe mbajnë në krye të Shtetit

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …