Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka vlerësuar se Kadri Veseli ka kapacitet njerëzor, intelektual, moral dhe politik për ta udhëhequr këtë subjekt politik. Ai ka shprehur bindjen se Veseli do të vazhdojë rrugën në të cilën Thaçi dhe të tjerët e sollën PDK-në si partinë e parë dhe prijëse të proceseve të rëndësishme për vendin. Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi duke komentuar riformatimin e kabinetit qeveritar, ka thënë se ai duhet të ndodhë në të dyja partitë e koalicionit.
