Qeveria e Kosovës ka reaguar pas aksionit të djeshëm të Partisë Socialedemokrate, ku u arrestuan tetë anëtarë të saj. Qeveria në reagimin e bërë për medie thotë se është e shqetësuar nga pamjet e dhunës gjatë aksionit të PSD-së. Në reagim ndër të tjera thuhet se përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Ndryshe, për dhunën e përdorur gjatë arrestimit të anëtarëve të Partisë Socialdemokrate në aktivitet, Policia e Kosovës ka suspenduar policin mbikëqyrës, ndaj të cilit njëkohësisht është iniciuar edhe procedura për përgjegjësi komanduese. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është ndaluar për 48-orë, ndërsa aktivistët e tjerë janë liruar.
Kontrolloni gjithashtu
Geoffrey Roberts: Jemi të lumtur që ka ardhur fundi i çështjes së prokurorisë, presim rezultat pozitiv
Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, ka shprehur kënaqësinë e tij në një intervistë për …